• e diel, 07 dhjetor 2025

Erdogan: Vendimi i PKK-së për t'i dorëzuar armët hapë faqe të re të historisë

Erdogan: Vendimi i PKK-së për t'i dorëzuar armët hapë faqe të re të historisë

Ankara, 12 korrik 2025 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se për Turqinë hapet faqe e re e historisë, pasi që një ditë më parë një fraksion më i vogël i Partisë punëtore kurde (PKK) i dorëzoi armët.

Gjatë fjalimit në takimin e partisë së tij në Ankara, Erdogan deklaroi se "problemet e vëllezërve tanë kurdë në Irak dhe Siri janë edhe problemet tona".

"Biseduam me ta për këtë proces dhe ata janë mjaft të kënaqur. Tani do ta fokusojmë energjinë tonë në veprimtarinë tonë themelore. Nuk do t'i shpenzojmë resurset tona për luftë kundër terrorizmit, por do t'i mobilizojmë për zhvillim. Turqia do të rritet përmes vëllazërisë", tha Erdogan, transmetuar nga portali Hyriet.

Ai theksoi se Turqia po lëvizë në drejtim të stabilizimit dhe sigurisë dhe u jep mbështetje të gjithë atyre që do të bëjnë hapa në atë drejtim.

"Prej dje, problemi i terrorizmit hyri në proces të vetëizolimit. Sot është ditë e re, hapet faqe e re në historinë tonë. Sot, dyert e Turqisë së madhe, të fuqishme, u hapër gjerësisht", tha Erdogan.

Rreth 30 luftëtarë të PKK-së dje i dpgjën armët e veta në Irakun verior në ceremoninë simbolike që e shënoi fillimin e fundit të kryengritjes shumëvjeçare kundër Turqisë.

Militantët e PKK-së, parti e ndaluar në Turqi, dje i dorëzuan armët e veta në krahinën veriore irakiane Sulejmania, duke premtuar se luftën e tyre do ta vazhdojnë në mënyrë legale dhe demokratike, gjë të cilën Turqia e përshëdneti si hap konkret drejt paqes.

Ata e kumtuan kalimin nga lufta e armatosur drejt angazhimit politik, duke e konfirmuar përkushtimin e tyre ndaj "lirisë, demokracisë dhe socializmit në mënyrë legale dhe demokratike".

Ceremonia e mbajtur është pjesë e planit për paqe të qëndrueshme në pesë faza. Ajo pason pas video thirrjes që 19 qershorit të liderit të burgosur kurd, Abdullah Oxhallan dhe deklaratës paraprake në shkurt, kur Oxhallan u blri thirrje luftëtarëve të tij të çarmatosen dhe ta pranojnë rrugën politike.

PKK e shpalli shpërbërjen e saj në maj dhe i b[ri thirrje Qeverisë turke ta lirojë Oxhallanin, i cili prej vitit 1999 ndodhet në burgin turk në ishullin Imrali, dhe të ndërmarrë hapa serioz drejt zgjidhjes politike të çështjes kurde. Ftesa iu dërgua edhe aktorëve rajonal dhe ndërkombëtarë që ta mbështesin procesin paqësor. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR