• e shtunë, 06 korrik 2024

Erdogan uli në tryezë presidentin palestinez, Mahmud Abas dhe liderin e Hamasit, Ismail Hanija

Erdogan uli në tryezë presidentin palestinez, Mahmud Abas dhe liderin e Hamasit, Ismail Hanija

Ankara, 26 korrik 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u takua sot në Ankara me presidentin palestinez Mahmud Abas dhe liderin e grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Hanija, njoftoi zyra e presidentit turk.

Abas është në një vizitë zyrtare në Turqi dhe dje ka pasur një takim të veçantë me Erdoganin, thuhet në njoftim.

Abas dhe Hanija nuk arritën t'i përmirësojnë marrëdhëniet nga viti 2007, kur Hamasi, i cili kundërshton marrëveshjet e paqes me Izraelin, e ndërmori kontrollin e Rripit të Gazës.

Mrgjithatë, Abas dje u pajtua me Hanija kah fundi i korrikut në Kajro të mbahet  takim me përfaqësuesit e fraksioneve kryesore në të cilën do të bisedohet për konfliktin me Izraelin dhe mënyrat  për t'i dhënë fund ndarjeve të brendshme.

Në kumtesën e Hamasit citohet se përfaqësuesit e tyre në takimin me Abasin edhe njëherë theksuan se "rezistenca është mënyra më efikase  për të kundërshtuar pushtimin izraelit". sa/

foto: Anadolia

QËNDRONI TË LIDHUR