• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Turqia do ta paguaj gazin rus në rubla

Erdogan: Turqia do ta paguaj gazin rus në rubla
Ankara, 6 gusht 2022 (MIA) – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot pa kthimit nga Soçi, deklaroi se Turqia do ta paguaj gazin rus në rubla. "Aspekt pozitiv i vizitës sonë në Soçi është marrëveshja me zotin (presidentin rus Vladimir) Putin për pagesën në rubla", u deklaroi Erdogan gazetarëve pasi u kthye nga Soçi ku u takua me Putinin. Të dy presidentët janë dakorduar që dërgesat e gazit rus në Turqi "do të paguhen pjesërisht në rubla", tha mbrëmë zëvendëskryeministri i Rusisë Aleksandër Novak. Erdogan nuk e specifikoi vëllimin e transaksioneve të ardhshme në rubla. Për muaj të tërë, Rusia është përpjekur të vendosë valutën e saj për të paguar gazin për shkak të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore për pushtimin e Ukrainës. Edhe pse shpejtë e dënoi ofensivën ruse, Turqia e zgjodhi neutralitetin dhe nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Erdogani dhe Putini në Soçi u dakorduan edhe për përforcimin e bashkëpunimit energjetik dhe ekonomik.

QËNDRONI TË LIDHUR