• e shtunë, 14 qershor 2025

Erdogan: Takimi Ukrainë-Rusi në Stamboll jashtëzakonisht i rëndësishëm për përfundimin e luftës

Erdogan: Takimi Ukrainë-Rusi në Stamboll jashtëzakonisht i rëndësishëm për përfundimin e luftës

Stamboll, 17 maj 2025 (MIA) - Bisedimet e para të drejtpërdrejta paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës nga pranvera e vitit 2022, të mbajtura në Stamboll, ishin "jashtëzakonisht të rëndësishme" për përparim drejt përfundimit të luftës, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ai gazetarëve në aeroplan me të cilin kthehej nga samiti i Komunitetit politik evropian në Tirnaë, u tha se "takimi i delegacioneve të dy shteteve (Rusisë dhe Ukrainës) në Stamboll është jashtëzakonisht i rëndësishëm për prëfundimin e luftës ... dhe vendosjes së paqes".

Negociatat e para paqësore mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë nga pranvera e vitit 2022 u mbajtën dje në Stamboll me ndërmjetësim të Turqisë.

Rusia përmes negociuesit të vet, Vlladimir Medinski kumtoi se është "e kënaqur" nga epilogu i negociatave të mbajtura në Stamboll dhe se është "e gatshme t'i vazhdojë kontaktet".

Në negociatat të cilat zgjatën pak më pak se dy orë, Rusia dhe Ukraina u dakorduan të këmbejnë nga 1.000 robër lufte, që është këmbimi më i madh deri më tani, ndërkaq gjithashtu u dakorduan të këmbejnë propozime të hollësishme për ndërprerje të zjarrit.

Ukraina kërkoi takim të shefave të shteteve Vlladimir Putin dhe Volodimir Zelenski, ndërsa Medinski tha se Rusia do ta shqyrtojë atë, dhe shtoi se Rusia është e gatshme t'i vazhdojë bisedimet. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR