• e enjte, 17 korrik 2025

Erdogan: Sulmet izraelite ndaj Iranit kanë për qëllim të sabotojnë negociatat bërthamore

Erdogan: Sulmet izraelite ndaj Iranit kanë për qëllim të sabotojnë negociatat bërthamore

Stamboll, 21 qershor 2025 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot tha se sulmet izraelite ndaj Iranit, menjëherë para raundit të ri të negociatave bërthamore me SHBA-në, kishin për qëllim t'i sabotojnë negociatat. Siaps Erdoganit, kjo tregon se Izraeli nuk dëshiron ta zgjidh problemin me diplomaci.

Në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për bashkëpunim islamik në Stamboll, Erdogan u bëri thirrje vendeve që kanë ndikim ndaj Izraelit të mos e dëgjojnë "retorikën e tij helmuese"dhe të kërkojnë zgjidhje me dialog, si dhe të mos lejojnë që konflikti të përhapet.

Erdogan, gjithashtu, u bëri thirrje vendeve myslimane t'i rrisin përpjekjet e tyre për vendosje të masave ndëshkuese ndaj Izraelit në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të KB-së.

Erdogan shtoi se "qeveria izraelite e udhëhequr nga Benjamin Netanjahu është "pengesa më e madhe për paqe në Lindjen e Mesme".

Ministri turk i Punëve të Jashtme Hakan Fidan u tha homologëve të tij myslimanë sot se Izraeli e shtyn rajonin drejt "një katastrofe të plotë" me sulmet e tij ndaj Iranit.

Fidani shtoi se forcat botërore duhet të parandalojnë përshkallëzimin e konfliktit.

Në takim, Fidan u bëri thirrje vendeve myslimane ta mbështesin Iranin kundër Izraelit dhe tha se rajoni ka "problem izraelit" pas pushtimit të Gazës dhe sulmeve në Liban, Siri, Jemen dhe Iran. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR