• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Suedia të mos presë mbështetje nga Turqia për anëtarësim në NATO

Erdogan: Suedia të mos presë mbështetje nga Turqia për anëtarësim në NATO

Ankara, 23 janar 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha sot se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga Ankaraja për anëtarësimin në NATO pas protestave të aktivistëve anti-islamikë dhe grupeve pro-kurde në Stokholm.

Erdogan dënoi protestën e së shtunës, në të cilën u dogj Kurani, libri i shenjtë i Islamit, duke thënë se ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët, dhe kritikoi autoritetet suedeze që lejuan demonstratat të mbahen para ambasadës turke në Stokholm.Ai gjithashtu kritikoi Suedinë për protestat pro-kurde ku protestuesit valëvitnin flamuj të grupeve të ndryshme kurde, duke përfshirë Partinë Punëtore Kurde, simbolet e së cilës nuk janë të ndaluara në Suedi, edhe pse ajo është cilësuar si një grup terrorist në BE, SHBA dhe Turqi. 

"Ju do të lejoni organizatat terroriste të zemërohen dhe më pas prisni mbështetjen tonë për t'u bashkuar me NATO-n. Kjo nuk do të ndodhë", tha Erdogan.Ai shtoi se Suedia "nuk do të shohë asnjë mbështetje" nga Turqia për çështjen e anëtarësimit në NATO "nëse nuk tregon respekt" ndaj Turqisë apo myslimanëve.Suedia, ashtu si Finlanda, aplikoi për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke braktisur një politikë dhjetëvjeçare të neutralitetit ushtarak pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Turqia dhe Hungaria janë dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e këtyre vendeve në Aleancë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR