• e mërkurë, 19 shkurt 2025

Erdogan: SHBA-ja po e vlerëson gabim situatën në Lindjen e Afërt

Erdogan: SHBA-ja po e vlerëson gabim situatën në Lindjen e Afërt

Ankara, 14 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi sot se SHBA-ja po bën “vlerësime të gabuara” për Lindjen e Afërt, duke hedhur poshtë sërish planin e presidentit amerikan Donald Tramp për Gazën që parashikon dëbimin e palestinezëve.

Erdogan theksoi se pret që vendet myslimane të bashkohen dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur problemin e Rripit të Gazës, megjithëse kjo nuk ka ndodhur deri më tani. “Ne duhet të kapërcejmë dallimet tona për këtë çështje”, theksoi ai.

Presidenti turk shtoi se ai po angazhohet për bashkimin e vendeve myslimane dhe për rindërtimin e Sirisë. Ai zbuloi se e diskutoi këtë çështje me presidentin sirian Ahmed Shara gjatë vizitës së tij në Ankara më 4 shkurt. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR