• e premte, 05 dhjetor 2025

Erdogani: Samiti i NATO-s do të mbahet në Ankara në korrik të vitit 2026

Erdogani: Samiti i NATO-s do të mbahet në Ankara në korrik të vitit 2026

Ankara, 1 korrik 2025 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogani deklaroi se Turqia do të jetë nikoqir i samitit të ardhshëm të liderëve të NATO-s në vitin 2026 në Ankara. 

"Shpresojmë se samiti i shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s në vitin 2026 do të mbahet në Turqi në korrik. Do t'i presim liderët e NATO-s në kryeqytetin Ankara, dhe do të përgatisim terren për shumë vendime të rëndësishme", tha lideri turk dje në fjalimin e tij drejtuar kombit pas seancës qeveritare, raporton Anadollu. 

Erdogani tha se janë të kënaqur me përparimin e arritur për një kohë të shkurtër në procesin e çlirimit të Turqisë nga terrori.

"Duket se disa elemente në vendin tonë dhe në kuadër të grupit terrorist PKK po zbatojnë përpjekje sabotuese për të penguar përparimin. Vendi ynë nuk do të bie në kurthe", shtoi Erdogani.  

 Lideri i burgosur i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdulla Olaxhan, në shkurt bëri thirrje për shpërbërjen e PKK-së dhe të gjitha grupeve nën kontrollin e saj, duke bërë thirrje për ndalimin e fushatës së tyre të terrorit që ka zgjatur më shumë se 40 vjet.

Gjatë fushatës së tyre 40 vjeçare të terrorit kundër Turqisë, PKK-ja, e cila ndodhet në listën e organizatave terroriste nga ana e Turqisë, SHBA-s dhe Bashkimit Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 personave, përfshirë gra dhe fëmijë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR