• e hënë, 19 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Erdogan: Presim hapa konkret nga BE-ja për anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Presim hapa konkret nga BE-ja për anëtarësimin e Turqisë

Antalia, 11 prill 2025 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se pret që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa konkret në lidhje me procesin e anëtarësimit të Turqisë në Union, shkruan gazeta "Birgjun".

"Nëse BE dëshiron të tejkalojë sfidat aktuale dhe të përfaqësohet denjësisht në arkitekturën e re globale, atëherë Turqia duhet të pranohet si anëtare e plotë sa më shpejt të jetë e mundur", tha Erdogani në Forumin e katërt diplomatik në Antalia.

Ai theksoi se Turqia është e gatshme dhe e vendosur për të vazhduar procesin e inkuadrimit dhe shtoi: "Presim hapa konkret nga BE-ja. Anëtarësimi në Union mbetet një nga prioritetet kryesore të Ankarasë".

Turqia mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në vitin 1999 dhe negociatat filluan në tetor 2005. Megjithatë për shkak të ngecjes së Turqisë në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, negociatat janë në vendnumëro që nga qershori i viti 2018.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR