• e premte, 05 dhjetor 2025

Erdogan pas takimit me Melonin: Turqia dhe Italia do të vazhdojnë ta përforcojnë bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes

Erdogan pas takimit me Melonin: Turqia dhe Italia do të vazhdojnë ta përforcojnë bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes

Romë, 29 prill 2025 (MIA) - Turqia dhe Italia do të vazhdojnë ta përforcojnë bashkëpunimin në fushën e industrisë mbrojtëse me projekte të reja, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

"Do të vazhdojmë ta përforcojmë bashkëpunimin në fushën e industrisë mbrojtëse me Italinë, ku është arritur përparim i konsiderueshëm, ndërkaq janë paraparë edhe partneritete dhe projekte të reja", tha Erdogan pas takimit me kryeministren italiane, Xhorxha Meloni në Romë.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me Melonin, Erdogan tha se liderët vendosën qëllim të ri vjetor prej 40 miliardë dollarëve këmbim tregtar mes dy vendeve.

Kryeministrja italiane Meloni theksoi se pesë vite përpara e tejkaluan qëllimin prej 30 miliardë dollarëve në këmbimin tregtar të vendosur në samitin e fundit ndërqeveritar.

"Tani vendosëm qëllim të ri, përkatësisht në afat të mesëm tregtia të arrijë 40 miliardë dollarë. Nevojitet shumë punë, por që të dy mund të konsiderojmë në dinamikën e kompanive tona. Deklarata e përbashkët që e miratojmë e konfirmon fuqinë e marrëdhënieve tona dhe sot i vendosë themelet për përforcim të mëtutjeshëm të partneritetit tonë", shtoi meloni, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Erdogan arriti sot në Romë për të marrë pjesë në samitin e katërt ndërqeveritar të Turqisë dhe Itlaisë, me ftesë të Melonit. Ai u prit nga Meloni në rezidencën Vila Pamfili në Romë. pas përshëndetjes solemne nga garda e nderit, të dy liderët u përshëndetën dhe u fotografuan.

Në samit u bë fjalë për hapat për avancim të bashkëpunimit mes Turqisë dhe itlaisë, si dhe për çështje aktuale rajonale dhe globale. Është paraparë nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale që do ta përforcojnë bazën juridike të marrëdhënieve, ndërsa gjithashtu do të mbahet edhe forum afarist me pjesëmarrje të prëfaqësuesve nga komunitetet afariste të të dy vendeve.

Erdogan është i shoqëruar nga përfaqësues të lartë dhe këshilltarë turq, mes të cilëve ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes kombëtare, Jashar Gjyler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kaxhir, ministri i Tregtisë, Omer Bolat, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Gjoktash, ministri i Të Rinjve dhe Sportit, Osman Ashkin Bak, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoj, drejtori i Organizatës nacionale zbuluese, Ibrahim Kalin, drejtori për komunikime, Fahretin Altun, këshilltari kryesor i presidentit për politikë të jashtme dhe siguri, Akif Çagataj Kiliç, si dhe drejtori i Agjencisë për industrinë mbrojtëse, Haluk Gjorgun. ab/

Foto: АNSА

 

QËNDRONI TË LIDHUR