• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan paralajmëroi takim të ri për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Erdogan paralajmëroi takim të ri për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Ankara, 8 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot në Ankara, pas takimit me kryeministrin e ri të Suedisë, Ulf Kristerson, i cili erdhi për t'u angazhuar për miratimin e pranimit të vendit të tij në NATO, deklaroi se do të ketë një takim të ri për këtë në Stokholm në fund të nëntorit. "Shpresojmë në një përfundim pozitiv në takimin e përbashkët, që do të mbahet në Stokholm në fund të muajit”. tha presidenti turk, duke shtuar se ai "shpreson sinqerisht për pranimin e Suedisë" në Aleancë. Kristerson premtoi se Suedia do të ishte një "faktor sigurie për të gjitha vendet e Aleancës". Erdogan përkujtoi se Turqia "aprovoi procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO", sepse, siç tha ai, "ne e kuptojmë shqetësimin për sigurinë e saj dhe duam që Suedia t'i përgjigjet shqetësimeve tona". Ai shtoi se "Turqia kërkon mbështetjen e Suedisë kundër terrorizmit". Kristersen tha se Suedia po lufton terrorizmin dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ai tha se Stokholmi e sheh Partinë Punëtore të Kurdistanit si një organizatë terroriste dhe se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian njëjtë e konsiderojnë. "Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e Turqisë për këtë temë," tha kryeministri suedez dhe premtoi të përmbush të gjitha pritshmëritë e Turqisë si një aleate e ardhshme. Kur Finlanda dhe Suedia vendosën të kërkojnë anëtarësim në NATO për shkak të sulmit të Rusisë fqinje ndaj Ukrainës, Turqia ishte e vetmja në Aleancë që e kundërshtoi atë në mënyrë eksplicite, ndërsa presidenti i saj Erdogan ka akuzuar autoritetet në Helsinki dhe Stokholm për mbrojtjen e luftëtarëve kurdë që janë strehuar në dy vendet veriore, sepse Ankaraja po i persekuton. Dy vendet nordike arritën marrëveshje me Turqinë në korrik për pranimin e tyre në NATO, por Turqia thotë se marrëveshja nuk është zbatuar ende plotësisht. qa/bsh/    

QËNDRONI TË LIDHUR