• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogani për sulmin terrorist në Ankara: Sulmuesit të armatosur në Turqi janë infiltruar nga Siria

Erdogani për sulmin terrorist në Ankara: Sulmuesit të armatosur në Turqi janë infiltruar nga Siria

Ankara, 25 tetor 2024 (MIA) - Autorët e sulmit të armatosur në Ankara, në të cilin këtë javë humbën jetën tre pesë persona, në Turqi, janë infiltruar nga Siria, deklaroi sot presidenti Rexhep Taip Erdogan. 

 Duke folur para gazetarëve turk pas kthimit nga samiti i BRIKS-it në Kazan, Erdogani premtoi se do të çrrënjosë terrorizmin nga burimi i tij në Siri, njoftuan mediat britanike.

 Erdogani shtoi se Turqia do ta vazhdojë luftën kundër militantëve deri në fund. 

 Pas sulmit terrorist në Ankara ndaj objektit në Aviacionin Turk (TAI) në të cilën humbën jetën pesë persona, ndërsa 22 të tjerë u plagosën, forcat turke dje goditën 47 lokacione të lidhura me militantët kurdë Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK) në Irak dhe Siri. 

 PPK -ja për Ankaranë nga viti 1984 është organizatë terroriste. 

 Autorët e sulmit në Ankara me siguri janë anëtarë ë PPK-së, deklaroi më herët ministri i Punëve të Jashtme, Ali Jerlikaja. 

 Dy terroristët të cilët e kryen sulim, prej të cilëve njëra është grua, janë eleminuar, njoftoi Jerlikaja. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR