• e premte, 22 nëntor 2024

Erdogan: Nuk do të ndalojmë derisa palestinezët ta kthejnë lirinë e tyre, tokën e tyre të pushtuar dhe shtetin e tyre të pavarur

Erdogan: Nuk do të ndalojmë derisa palestinezët ta kthejnë lirinë e tyre, tokën e tyre të pushtuar dhe shtetin e tyre të pavarur

Ankara, 29 mars 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar sot se vendi po bën përpjekje intensive për ta rritur presionin ndaj Izraelit për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushim në Rripin e Gazës.

“Dje e kemi dërguar anijen e tetë të ndihmave në Egjipt me 125 mijë pako ushqimore për t'u dorëzuar në Gaza. Po bëjmë gjithçka që mundemi, aq sa na lejojnë fondet tona, që të mos lëmë askënd pa ushqimet e nevojshme”, theksoi Erdogan.

Ai tregoi se Turqia do të vazhdojë t'i ndihmojë palestinezët.

“Nuk do të ndalemi derisa palestinezët ta kthejnë lirinë e tyre, tokën e tyre të pushtuar dhe shtetin e tyre të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Turqia po përpiqet të kalojë testin në Gaza, siç e kaloi me sukses testin për Sirinë, testin për Somalinë, testin për Karabakun”, tha Erdogan. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR