• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Nuk do të lejojmë që Suedia dhe Finlanda të hyjnë në NATO

Erdogan: Nuk do të lejojmë që Suedia dhe Finlanda të hyjnë në NATO
Ankara, 16 maj 2022 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, vendi i të cilit është anëtare e Aleancës veriatlantike, sot deklaroi se nuk do të lejojë që Suedia dhe Finlanda të hyjnë në NATO, transmeton Hina. Erdogan në konferencën për shtyp tha se delegacioni suedez dhe finlandez nuk duhet as të vijnë në Turqi për të tentuar ta bindin Ankaranë që ta mbështesë kërkesën e tyre. "Turqia nuk mund të thotë 'po' për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pa ofendim, kjo është e pamundur", tha Erdogan, transmeton Hina, duke iu referuar RIA Novosti. "Si t'u besojmë? Suedia është truall i frytshëm për organizata terroriste", tha shefi i shtetit turk. Kryeministrja suedeze, Magdalena Anderson sot paraprakisht deklaroi se vendi i saj do të parashtrojë kërkesë për anëtarësim në NATO. "Qeveria vendosi ta informojë NATO-s për vullnetin e Suedisë për t'u bërë anëtare e Aleancës. Po braktisim një epokë për të hyrë në një të re", tha Anderson, një ditë pas shpalljes së kandidaturës së Finlandës. Erdogan që të premten tha se Turqia nuk ka mendim pozitiv për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO. "Turqia nuk do ta përshëndesë pozitivisht inkaudrimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO", theksoi Erdogan, duke e vlerësuar nismën si gabim. "Nuk kemi mendim pozitiv. Vendet skandinave janë si shtëpi mysafirësh për organizatat terroriste", deklaroi Erdogan pas lutjes së të premtes në Stamboll. Turqia tradicionalisht e mbështetë politikën e dyerve të hapura të NATO-s për zgjerim të mëtutjeshëm. Megjithatë, Ankaraja ruajti pozitë neutrale në krizën ukrainase dhe e mori rolin e ndërmjetësit duke mbajtur kanale komunikimi me të dyja palët në konflikt. Prej fillimit të konfliktit, Ankaraja ofroi të ndërmjetësojë mes dy palëve dhe të jetë nikoqire e negociatave paqësore, duke e cekur mbështetjen e vet për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR