Erdogan në letër deri te Papa Françesku: Njerëzimi nuk duhet të lejojë shkelje të mëtejshme të së drejtës humanitare në Gazë
- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në letrën dërguar kreut të Kishës katolike, Papa Françeskut, tha se njerëzimi më nuk duhet të lejojë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare në Gazë, njofton agjencia Anadolia.
- Post By Besnik Shuki
- 16:43, 13 prill, 2024
Ankara, 13 prill 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në letrën dërguar kreut të Kishës katolike, Papa Françeskut, tha se njerëzimi më nuk duhet të lejojë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare në Gazë, njofton agjencia Anadolia.
Drejtoria për komunikime e Kryesisë turke kumtoi se "Erdogani ka dërguar letër për Palestinën deri te papa Françisku".
Letrën Papa Françiskut ia dorëzoi shefi i Drejtorisë për çështje fetare të Turqisë, Ali Erbash gjatë vizitës së tij në Vatikan, ndërsa në letrën Erdogani shpreh kënaqësi nga avancimi gradual i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Vatikanit.
Erdogani tha se "Turqia, me moton e diplomacisë humanitare, e përkrah integritetin territorial të Ukrainës nga viti 2014, kur ka ndodhur anektimi ilegal i Krimesë dhe se ka qenë dhe vazhdon të jetë në krye të mbrojtjes të së drejtës për jetesë dhe luftë të drejtë të civilëve të pafajshlm palestinezë".
Duke theksuar se Turqia u bë vendi i dytë, i cili siguron ndihmë më të madhe për Gazën, me pothuaj 45.000 tonë rezerva humanitare të dërguara nga 7 tetori i vitit 2023, Erdogani tha se në vendin e tij vazhdon mjekimi i 429 pacientëve dhe personave të lënduar në Gazë, mes të cilëve ka edhe krishterë, të shoqëruar edhe me 450 persona. bsh/
Foto: Anadolia