Erdogan: Me sukses e organizuam finalen e Ligës së Kampionëve, urime Sitit për trofeun e fituar
- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve Mançester Siti – Inter (1:0), që u mbajt mbrëmë në Stamboll.

Stamboll, 11 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve Mançester Siti – Inter (1:0), që u mbajt mbrëmë në Stamboll.
"Dëshiroj të përgëzoj ekipin e Mançester Sitit për fitoren e finales së Ligës së Kampionëve, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, e cila u mbajt në Stamboll, bebëzën e syrit të Turqisë dhe djepin e qytetërimeve, në "Stadiumin Olimpik Ataturk". Dëshiroj t'i falënderoj të gjithë ata që konfirmuan edhe një herë mikpritjen e Turqisë dhe kontribuan në organizimin e qetë dhe të suksesshëm të kësaj ngjarjeje madhështore", ka shkruar Erdogan në rrjetet sociale.
Mançester Siti fitoi për herë të parë Ligën e Kampionëve. Ekipi fitoi kurorën e trefishtë këtë sezon - Premier Ligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve. ar/