• e diel, 22 dhjetor 2024

Erdogan i ka thënë Hercogut se është i mërzitur nga përplasjet në Al-Aksa

Erdogan i ka thënë Hercogut se është i mërzitur nga përplasjet në Al-Aksa
Stamboll, 19 prill 2022 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i tha sot homologut të tij izraelit Isak Hercog se është "shumë i mërzitur" nga plagosja dhe vrasja e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Erdogan shkroi në Tuiter se të dy kishin biseduar në telefon për ngjarjet e fundit të shkaktuara nga "disa grupe radikale izraelite dhe forcat e sigurisë", transmetojnë mediat britanike. Forcat izraelite të sigurisë hynë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem të premten herët në mëngjes, ku mijëra palestinezë u mblodhën për t'u lutur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shkaktuar përleshje në të cilat, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë dhe policisë izraelite, të paktën 152 palestinezë dhe tre policë izraelitë u plagosën.

QËNDRONI TË LIDHUR