• e premte, 05 korrik 2024

Erdogan: I besoj Rusisë aq sa edhe Perëndimit

Erdogan: I besoj Rusisë aq sa edhe Perëndimit

Ankara, 19 shtator 2023 (MIA) - Sa është i besueshëm Perëndimi, aq është edhe Rusia. Gjatë viteve të kaluara presim në prag të BE-së dhe në këtë moment i besoj Rusisë aq sa edhe Perëndimit, deklaroi Erdogan për televizionin amerikan PBS në Nju-Jork, ku merr pjesë në seancën e Asamblesë Parlamentare të KB-së.

Erdogan përkujtoi se presidenti rus Vlladimir Putin ka premtuar se Rusia do të dërgojë edhe një miion ton gru në Afrikë, ndërsa në pyetjen nëse beson se Putini do ta përmbush këtë premtim, Erdogan u përgjigj se nuk ka shkak të mos i besojë.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Erdogan tha se ajo do të vazhdojë edhe një kohë të gjatë.

Në pyetjen nëse Turqia ka dobi më të madhe nga marrëdjhëniet me SHBA-në apo Rusinë, presidenti turk tha se mënyra me të cilën merret me politikë, ka të bëjë me vendosjen e kontakteve me shtetet mbarë botën me modelin uin-uin.

"Siç kam marrëdhënie të mira me SHBA-në, do të kem edhe me Rusinë. Do të vazhdojë me marrëdhënie me vendet-anëtare të BE-së në bazë të qasjes së njëjtë mes dy palëve", tha Erdogan. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR