• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Fitorja e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabah hapi mundësi për normalizimin e situatës në rajon

Erdogan: Fitorja e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabah hapi mundësi për normalizimin e situatës në rajon

Ankara, 25 shtator 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot deklaroi se fitorja e Azerbejxhanit në operacionin në Nagorno-Karabah javën e kaluar hapi mundësinë për normalizimin e situatës në rajon, raportojnë mediat turke. 

Erdogani sot arriti për vizitë njëditore pune në Republikën Autonome Nahçivan, enklavë e Azerbajxhanit që ndodhet mes Armenisë, Iranit dhe Turqisë, ku u takua me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliev. Presidentët zhvilluan bisedime dypalëshe dhe morën pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të gazsjellësit Ugder-Nahiçevan.

Në konferencën për shtyp pas ceremonisë së lëshimit në përdorim të gazsjellësit, Erdogani tha se shpreson që Armenia të ndërmarrë "hapa të sinqerta" për të shfrytëzuar mundësinë për stabilitet dhe paqe në rajon.

"Suksesi i Azerbajxhanit në operacionin në Nagorno-Karabah e bën Turqinë krenare", deklaroi shefi i shtetit turk, duke e uruar edhe Armatën e Azerbejxhanit për “ndjeshmërinë” ndaj popullatës civile në rajon.

Aliev nga ana tjetër, shprehu besim se procesi i riintegrimit të popullatës armene në Nagorno-Karabah në shoqërinë e Azerbajxhanit do të jetë i suksesshëm. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR