• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan e akuzoi Francën për sigurim të automjeteve të blinduara për Armeninë

Erdogan e akuzoi Francën për sigurim të automjeteve të blinduara për Armeninë

Baku, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e kritikoi Francën për sigurim të automjeteve të blinduara për Armeninë, duke e përshkruar hapin si "provokues", kumtuan mediumet azerbajxhane.

"Ky është provokim. Franca duhet ta dijë se nuk po i bën mirë Armenisë, por po e dëmton", u deklaroi Erdogan gazetarëve gjatë kthimit nga vizita në Greqi.

Sipas tij, "qeveria armene duhet të mësojë nga përvoja e vet e kohëmëparshme dhe të mos bijë pre e këtyre provokimeve".

"Do të ishte në interes të Armenisë ta shfrytëzojë mundësinë për paqe dhe të mos bie në kurthin e vendosur bga vendet që e hamendësojnë", tha Erdogan.

Gjatë konfliktit 44-ditësh, Azerbajxhani e ktheu Karabakun pas pothiajse 30 viteve të okupimit armen.

"Marrëdhëniet e qeta me Azerbajxhanin do të ishin opsioni më i mirë për Armeninë. Ata të cilët i vendosin armë në duar, do ta lënë Armeninë vetëm në kohë të vështira", shtoi Erdogan. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR