• e hënë, 08 korrik 2024

Erdogan dhe Putin u dakorduan për vizitë të shpejtë të presidentit rus në Turqi

Erdogan dhe Putin u dakorduan për vizitë të shpejtë të presidentit rus në Turqi

Ankara, 2 gusht 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u dakordua me kolegun e tij rus, Vlladimir putin për vizitë të shpejtë të presidentit rus në Turqi. Këtë sot e kumtoi Drejtoria për komunikime e presidencës turke pas bisedës telefonike mes dy liderëve, lajmëroi televizioni shtetëror turk TRT-Haber.

Presidenti Erdogan sot pati bisedë telefonike me presidentin rus Putin. Gjatë bisedës, liderët arritën pajtueshmëri rreth çështjes së vizitës së Putinit në Turqi, kumtoi Drejtoria për komunikime. Data e vizitës nuk është cekur.

Nga shërbimi për shtyp i Kremlinit konfirmuan se në rrjedhë janë përgatitjet për takim të mundshëm mes dy liderëve.

Në bisedën telefonike dy shefat e shteteve biseduan edhe për opsionet për vazhdim të marrvëeshjes për eksport të grurit nga portet ukrainase. Lideri turk theksoi se Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekje dhe ta shfrytëzojë diplomacinë për të vazhduar me funksionimin e të ashtuquajturës marrëveshje për grurin. Erdogan e theksoi rëndësinë e nismë së Detit të Zi, e cila sipas tij paraqet "urë të paqes", informoi Drejtoria për komunikim të çresidencës turke, theksoi TRT-Haber. ab/

Muajin e kaluar Moska e ndërpreu pjesëmarrjen në marrëveshjen për grurin. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR