Erdogan bisedoi me kolegun e tij iranian, Raisi për situatën në Rripin e Gazës
- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bisedoi me kolegun e tij iranian, Ebrahim Raisi për krizën humanitare si rezultat të sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës, si dhe për numër të madh të çështjeve bilaterale dhe rajonale.
- Post By Besnik Shuki
- 20:13, 9 nëntor, 2023

Tashkent, 9 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bisedoi me kolegun e tij iranian, Ebrahim Raisi për krizën humanitare si rezultat të sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës, si dhe për numër të madh të çështjeve bilaterale dhe rajonale.
Erdogan dhe Raisi u takuan në margjinat e samitit të 16-të të liderëve të Organizatës për bashkëpunim ekonomik në Tashkent, kryeqytetin e Uzbekistanit, kumtoi Kabineti i Erdoganit.
Në kumtesë thuhet se dy liderët kanë biseduar edhe për hapat që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e krizës humanitare në Gazë.
Turqia është e gatshme, thotë Erdogan, ta zgjidh problemin me ndërmarrjen e përgjegjësisë si shtet garant dhe se bota islame duhet të ndërmarrë pozitë të përbashkët dhe ta rrisë presionin naj Izraelit.
"Presidenti Erdogan tha se fundi i sulmeve izraelite do t'i shërbejë paqes rajonale dhe botërore. Ai u shpreh edhe se Organizata për bashkëpunim islamik duhet të investojë përpjekje për arritjen e zgjidhjes së drejtë në samitin e ardhshëm të jashtëzakonshëm", thuhet në kumtesë. bsh/
Foto: MIA arkiv