• e diel, 22 dhjetor 2024

Erdogan: Ajo që na nevojitet në Gaza nuk janë pauzat prej disa orësh

Erdogan: Ajo që na nevojitet në Gaza nuk janë pauzat prej disa orësh

Riad, 11 nëntor 2023 (MIA) - Është turp që vendet perëndimore, të cilat gjithmonë mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, heshtin për masakrën në Palestinë, tha presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në Samitin e Riadit.

"Është jetike të dërgohet karburant në vendet që kanë nevojë urgjente, veçanërisht spitalet në Gaza", tha Erdogan.

Ai tregoi se në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik duhet të formohet një fond për rindërtimin e Gazën.

Erdogan theksoi se përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në rajon janë të dënuara për sa kohë që çështja palestineze injorohet.

"Ne jemi të gatshëm të bëjmë përpjekjet e nevojshme, ndër të tjera, si garantues për të ruajtur paqen që do të vendoset", tha Erdogan.

Sipas tij, administrata izraelite, e cila sillet si një fëmijë i llastuar i Perëndimit, është e detyruar të kompensojë dëmin që ka shkaktuar.

"Ajo që na duhet në Gaza nuk janë pauza prej disa orësh, na duhet një armëpushim i përhershëm", tha Erdogan dhe tregoi se duhet thirrur një konferencë ndërkombëtare paqeje për të gjetur një zgjidhje të përhershme. sa/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR