• e martë, 26 nëntor 2024

Erdogan: Është turp për njerëzimin që shtete të njohura me duar bosh i shohin sulmet izraelite mbi Gazë

Erdogan: Është turp për njerëzimin që shtete të njohura me duar bosh i shohin sulmet izraelite mbi Gazë

Ankara, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot vlerësoi se është "turp për njerëzimin që aq shumë vende të famshme me duar bosh i shohin sulmet barbare të Izraelit të bazuara në masakra dhe vjedhje", informon Anadollia.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve presidenciale në sferën e kulturës dhe arteve në Ankara, Erdogani tha se "historia do t'i gjykojë siç duhet ata që janë përgjegjës për shkaktimin e kësaj skene të tmerrshme, ata që janë përpjekur ta legjitimojnë atë dhe ata që kanë mbyllur një sy ndaj saj".

"Shpresoj që viti 2024 të jetë viti kur shtypësit të marrin dënimin që meritojnë dhe të shërohen plagët e të shtypurve", tha Erdogani.

Të paktën 19.667 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë, ndërsa 52.586 janë plagosur në sulmet izraelite ajrore dhe tokësore mbi Rripin e Gazës nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Atëherë, militantët e Hamasit islamik sulmuan befasisht në Izrael dhe në masakra dhe sulme me raketa vranë mbi 1.200 njerëz dhe morën rreth 240 pengje. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR