EPPO: Dy ish-ministra grekë të përfshirë në keqpërdorimin e fondeve bujqësore të BE-së
- Prokuroria publike evropiane (EPPO) i dërgoi informacion Parlamentit grek në lidhje me përfshirjen e dyshuar të dy ish-ministrave në mashtrime me subvencionet bujqësore nga Bashkimi Evropian.

Athinë, 20 qershor 2025 (MIA) – Prokuroria publike evropiane (EPPO) i dërgoi informacion Parlamentit grek në lidhje me përfshirjen e dyshuar të dy ish-ministrave në mashtrime me subvencionet bujqësore nga Bashkimi Evropian.
Brukseli disa ditë më parë e gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrimin disavjeçar me mjetet e BE-së për bujqësinë. Qytetarët grekë për vite me radhë morën subvencione bazuar në kontrata fiktive për pronësi ose qira të tokës, ndërkohë që nuk prodhuan asgjë. Për shkak të këtij mashtrimi, qeveria greke mbylli Agjencinë përgjegjëse për dhënien e miliarda subvencioneve bujqësore nga BE-ja.
Në kumtesën e EPPO-s nuk theksohen emrat e ministrave grek, por sipas burimeve të paidentifikuara, bëhet fjalë për Makis Voridis, i cili ishte Ministër i Bujqësisë nga viti 2021 deri në vitin 2023, dhe Lefteris Avgenakis, i cili mbajti të njëjtin pozicion nga viti 2023 deri në vitin 2024.
Sipas ligjeve greke, vetëm Parlamenti ka autoritetin për të hetuar dhe ndjekur penalisht anëtarët aktivë dhe ish-anëtarët qeveritar, që do të thotë se EPPO-ja, e cila u krijua për të hetuar keqpërdorimin e fondeve të BE-së, nuk ka autoritetin për të filluar raste të tilla në Greqi. ls/
Foto: Uikipedia