• e hënë, 23 dhjetor 2024

Entoni Blinken nuk planifikon në takimin e G-20 të takohet me kolegët e tij nga Rusia dhe Kina 

Entoni Blinken nuk planifikon në takimin e G-20 të takohet me kolegët e tij nga Rusia dhe Kina 

Uashington, 1 mars 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken, sot deklaroi se nuk planifikon të takohet me ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë apo Kinës gjatë takimit të Grupit 20 (G20) në Nju Delhi.

Blinken ishte në një turne të shkurtër në Kazakistan dhe Uzbekistan dhe do të shkojë në kryeqytetin indian për takimin e G-20, ku pushtimi i Ukrainës nga Moska do të jetë një pjesë e rëndësishme e diskutimeve.

Në takim do të marrin pjesë ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe ministri kinez i Punëve të Jashtme Cing Gan.

“Ne nuk kemi plane të takohemi me asnjërin prej tyre (ministrat e Punëve të Jashtme të Kinës dhe Rusisë) në takimin e G-20, megjithëse ndoshta do të marrim pjesë së bashku në takime të ndryshme, u tha Blinken gazetarëve në kryeqytetin e Uzbekistanit.

Një përfaqësues zyrtar i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme deklaroi se Lavrov planifikoi të takonte të paktën shtatë ministra të Punëve të Jashtme përpara një darke të organizuar nga India mikpritëse për delegatët nga 40 vende. Takimet kryesore të G-20 do të mbahen nesër. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR