• e hënë, 23 dhjetor 2024

Energji më të lirë për kompanitë e industrisë ushqimore, shkollat ​​dhe NP në fushën e furnizimit me ujë

Energji më të lirë për kompanitë e industrisë ushqimore, shkollat ​​dhe NP në fushën e furnizimit me ujë
Shkup, 30 tetor 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për shtyp, pas seancës së sotme të Qeverisë, informoi se janë marrë vendime me të cilat do të sigurojë energji elektrike më të lirë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë, shkollat ​​fillore dhe të mesme, si dhe për ndërmarrjet publike në fushën e furnizimit me ujë që punojnë me stacionet e trajtimit dhe pastrimit të ujit. Për kompanitë do të sigurohet energji prej 80 euro për megavat orë dhe me këtë vendim, Qeveria pret që të ndikojë në stabilizimin e çmimit përfundimtar të produkteve ushqimore bazë. "Do të sigurojmë energji më të lirë në një vlerë prej 80 euro për megavat orë për kompanitë të cilat prodhojnë produkte ushqimore bazë. Vendimi i Qeverisë ka të bëjë me kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë në të cilat bëjnë pjesë prodhuesit e vajit të gatimit, bukës dhe produkteve të furrës, miellit, qumështit dhe produkteve të qumështit, industrisë së mishit dhe shpendëve. Me këtë masë, prodhuesit e produkteve ushqimore bazë do të kenë parashikueshmëri, stabile dhe energji elektrike më të lirë që përfundimisht do të ndikojë edhe në stabilizimin e çmimeve të produkteve përfundimtare të cilat prodhohen dhe shiten nga këto kompani", theksoi Koveçevski. Kryetari i Qeverisë përkujtoi se tashmë është bërë e ditur publikisht nga prodhuesit e produkteve bazë se me një vendim të tillë çmimet duhet të ulen të paktën 10 për qind. Shkollat ​​fillore dhe të mesme do të kenë mundësi deri më 1 dhjetor të lidhin marrëveshje me EMV shitje për furnizim të energjisë elektrike me çmim prej 95 euro për megavat orë dhe me të njëjtin çmim do të mund të furnizojnë edhe ndërmarrjet komunale publike. "Në këtë dimër të vështirë u ndihmojmë edhe shkollave ​​fillore dhe të mesme publike që të kenë furnizim të pandërprerë dhe të sigurt me energji të lirë. Shkollat ​​fillore dhe të mesme publike, në rast shpalljes të një gjendje në furnizimin me energji elektrike, mund të lidhin kontratë për furnizimin  me EMV shitje me çmim prej 95 euro për megavat orë. Mundësi për furnizim me energji elektrike sigurojmë edhe për ndërmarrjet publike në fushën e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të zeza të cilat punojnë me stacionet e trajtimit dhe pastrimit me çfarë do të sigurojmë furnizim të pandërprerë dhe të qëndrueshëm me furnizim ujë të qytetarëve si dhe largimin e ujërave të zeza. Çmimi për këtë qëllim do të jetë 95 euro për megavat orë energji elektrike", theksoi Koveçevski. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi shpjegoi se bëhet fjalë për rreth 200 kompani. Theksoi se do të ndihmohen këto kompani me qëllim që të ulet çmimi i produkteve ushqimore bazë dhe të mos rritet çmimi i ujit. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR