• e martë, 11 mars 2025

Ende zgjat bllokada e RTS-së në Beograd

Ende zgjat bllokada e RTS-së  në Beograd

Beograd, 11 mars 2025 (MIA) - Më shumë se shtatë orë zgjat bllokada në Beograd në hyrjet e objektit të radiotelevizionit shtetëror RTS, e cila filloi mbrëmë nga studentët në bllokadë, të cilët njoftuan se do të zgjasë më shumë se 22 orë. Të punësuarit e Radio Televizionit të Serbisë mund të largohen, por do të pengohen të hyjnë në objekt, njoftuan protestuesit.

"Në datën 10 mars të vitit 2025, studentët filluan bllokimin e objektit të RTS-së, i cili do të zgjasë deri në orën 22:00. Bashkohu me ne. Hyrja në ndërtesë është rreptësisht e ndaluar. Të punësuarit lejohen të largohen. “Askush nuk do të hyjë në ndërtesë derisa RTS të çlirohet”, thuhet në deklaratën e postuar në rrjetet sociale. Ata u bënë thirrje qytetarëve që duan t'i ndihmojnë ta bëjnë këtë me donacione.

Reagimi i studentëve u shkaktua nga pjesëmarrja e Aleksandër Vuçiqit në Lajmet e Servisit Publik, gjatë së cilës prezantuesja i quajti “hordhi” (rulja) studentët dhe qytetarët që paralajmëruan protestën në Beograd më 15 mars. Studentët njoftuan se do të bllokojnë edhe hyrjen në studion e RTS-së në Koshutnjak, nga ku, siç njofton shërbimi publik, do të transmetohet programi i mëngjesit.

Presidenti i Serbisë tha se dhuna do të jetë e pashmangshme të shtunën, se kushdo që e kryen do të arrestohet, se i gjithë tubimi është i paligjshëm, se do të tentohet të cenohet rendi kushtetues i Republikës së Serbisë, për të cilin do të ketë kërcënime me shumë vite burg. Ai tha gjithashtu se ky ishte "fundi i revolucionit me ngjyra", që shteti nuk do ta toleronte më.

Ai ka paralajmëruar edhe “tubimin më të madh në historinë e Serbisë” për  më 28 mars.

Një përleshje është regjistruar mbrëmë para hyrjes së objektit të RTS-së, kur një kordon policie me mjete luftarake ka shtyrë dhe ka goditur qytetarët e grumbulluar që tentonin të hynin brenda. Më pas studentët vendosën rrethoja metalike në derën e hyrjes. Ditari i tretë i RTS-së në vend të orës 23:00 filloi në orën 23:15 dhe lajmi i tretë radhazi kishte të bënte me studentët që protestuan para objektit të RTS-së në rrugën Takovska dhe bllokuan hyrjet në objekt.

“Besojmë se kjo është një përpjekje për të bllokuar punën e institucioneve, për të cilën përndryshe po avokohen studentët”, thuhet në Ditarin e tretë të RTS-së.

Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq ka deklaruar mbrëmë se tubimi para Radio Televizionit të Serbisë ka qenë i paparalajmëruar dhe detyrë e policisë është të ruaj rendin dhe qetësinë publike dhe të ndërhyjë nëse prishet.

Daçiq tha se policia ndodhet në ndërtesën në Takovska 10 (RTS) për të mos lejuar që dikush të hyjë me forcë dhe se do të ndërhyjë në atë rast.

Ai tha për televizionin Informer se protestuesit penguan xhandarmërinë të hynte në ndërtesën e RTS-së dhe se një polic u sulmua.  Mediat serbe raportuan se studentët - në mbështetje të kolegëve të tyre nga Beogradi - bllokuan hyrjet në Radio Televizionin Vojvodina dhe RT Kragujevac. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR