• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

En-Bi-Si njuz: Pentagoni mund të tërheqë gjysmën e kontingjentit të tij ushtarak nga Evropa Lindore

En-Bi-Si njuz: Pentagoni mund të tërheqë gjysmën e kontingjentit të tij ushtarak nga Evropa Lindore

Uashington, 8 prill 2025 (MIA) – Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së shqyrton mundësi që të tërheqë mijëra ushtarë amerikanë nga Evropa Lindore, njoftoi sot En-Bi-Si njuz, duke iu referuar përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë. 

Bëhet e fjalë për një pjesë të kontingjentit prej 20 mijë ushtarë të dislokuar në Poloni dhe Rumani në vitin 2022 nga administrata e Xho Bajden, qëllimi të cilit është që të pengojë Rusinë. Diplomatë evropianë paralajmërojnë se veprimi i tillë mund të shkaktojë shqetësim në mesin e aleatëve për atë nëse Uashingtoni është mjaftueshëm i përkushtuar për sigurinë në Evropë.   

Brajan Hjuz, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, deklaroi se presidenti Tramp i rishqyrton prioritetet të cilat e vendosin Amerikën në vend të parë. Set Xhons nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare paralajmëroi se uljen e trupave të SHBA-së në Evropë Moska mund ta interpretojë si shenjë dobësie të pengesës. 

“Uashington Post” publikoi se Pentagoni po shqyrton tërheqjen e të gjithë 20 mijë ushtarëve  të dislokuar nga Bajdeni. Ish-ambasadorja e SHBA-së në NATO, Xhuliana Smith, e konsideron këtë një skenar të mundshëm. Pit Hegset, sekretari i ri i Mbrojtjes, para pak kohësh deklaroi në Konferencën e Mynihut se "prania amerikane në Evropë nuk do të zgjasë përgjithmonë" pasi fokusi zhvendoset në Kinë.

Nga viti 2022, numri i ushtarëve amerikanë në Evropë ka lëvizur nga 75.000 deri 105.000, me rreth 63.000 të cilët janë stacionuar vazhdimisht, pjesa më e madhe e tyre në Gjermani. Tërheqja mund të lidhet me bisedime paqësore për Ukrainën dhe kërkesën e Putinit nga viti 2021 forcat amerikane të tërhiqen nga të gjitha vendet të cilat ishin bashkëngjitur në NATO pas vitit 1997. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR