• e martë, 24 dhjetor 2024

EMV e merr menaxhimin edhe me ngrohtoren Shkup Veri

EMV e merr menaxhimin edhe me ngrohtoren Shkup Veri
Shkup, 21 janar 2022 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme të pestë e miratoi Marrëveshjen për bashkëpunim afarist-teknik me të cilën rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të personit juridik si përfaqësues i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), me çka EMV do të marrë të drejtën e menaxhimit me të gjitha aktivitetet afariste të ngrohtores Shkup Veri SHA Shkup, me të gjitha llogaritë bankare të Shkup Veri SHA Shkup, si dhe me llogarinë dedikuese, të cilën ngrohtorja do ta hapë vetëm për nevojat e kësaj Marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik.
Siç informojnë pres-shërbimi qeveritar, Marrëveshja është miratuar në bazë të autorizimeve nga gjendja e shpallur e krizës në furnizimin me energjinë për ngrohje.
"Marrëveshja për realizimin e bashkëpunimit afarist-teknik ka për qëllim të sigurojë energji të ngrohjes për furnizimin e banorëve të Qytetit të Shkupit", theksohet në kumtesë.
Qeveria sot solli edhe Vendim me të cilin miratohen tekstet e marrëveshjeve me BEG-un dhe me ngrohtoren Shkup Veri SHA Shkup dhe me të cilën miratohet puna e Këshillit drejtues dhe të Këshillit mbikëqyrës të SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi të shtetit, me BEG-un dhe me Shoqatën për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë Shkup Veri SHA Shkup. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR