Emiri i Katarit arrin në Moskë në takim me Putinin
- Emiri i Katarit, sheiku Tamim bin Hamad Al Tani, sot arriti në Moskë ku do të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin dhe të dy do të diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, transmeton agjencia e lajmeve ruse.
- Post By Fami Bajrami
- 13:29, 17 prill, 2025
Moskë, 17 prill 2025 (MIA) - Emiri i Katarit, sheiku Tamim bin Hamad Al Tani, sot arriti në Moskë ku do të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin dhe të dy do të diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, transmeton agjencia e lajmeve ruse.
Katari ka bërë disa përpjekje për të ndërmjetësuar midis Kievit dhe Moskës dhe ka ndihmuar në kthimin e fëmijëve nga të dyja palët të ndarë nga prindërit e tyre gjatë luftës.
Më herët këtë javë, Rusia dhe Katari publikuan se shefat e shteteve të tyre do të diskutojnë për përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqësore për luftën në Ukrainë, kujtojnë agjencitë botërore.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka deklaruar shumë herë se dëshiron t'i japë fund luftës, por deri më tani nuk është bërë ndonjë përparim domethënës.
Moska, nga ana e tjetër kumtoi se marrëveshja e arritur nuk do të jetë e lehtë.
Kremlini kumtoi se gjatë diskutimeve midis Putinit dhe emirit të Katarit do të diskutohet edhe për çështjet rajonale.
Ministri i shtetit të Punëve të Jashtme të Katarit, Mohamed al-Hulajfi deklaroi se bisedimet do të përfshijnë Ukrainën, Sirisë, Rripin e Gazës dhe energjetikën.
Gjatë takimit do të nënshkruhen dhe dokumente dypalëshe, kumtoi Kremlini. rq/
Foto: arkivi i MIA-s