• e hënë, 23 dhjetor 2024

Emiri i Katarit Al-Tani: Në rajon po ndodh "gjenocid kolektiv"

Emiri i Katarit Al-Tani: Në rajon po ndodh

Doha, 3 tetor 2024 (MIA) - Emiri i Katarit, sheik Tamim bin Hamad Al-Tani konfirmoi se kriza e Lindjes së Afërt është një "gjenocid kolektiv" dhe se vendi i tij gjithmonë ka paralajmëruar për "mosndëshkimin" e Izraelit.

"Mbetet e qartë si kristali se ajo që po ndodh është gjenocid, së bashku me shndërrimin e Rripit të Gazës në një zonë të papërshtatshme për jetën njerëzore, si përgatitje për zhvendosje", tha ai gjatë samitit të dialogut për bashkëpunim aziatik në Doha.

Emiri i Katarit dënoi sulmet ajrore izraelite dhe sulmet ushtarake "kundër Republikës vëllazërore libaneze".

Izraeli kundërshtoi akuzat se po kryen gjenocid në Gazë, ku filloi një ofensivë një vit më parë pasi militantët e Hamasit sulmuan qytetet në jug të Izraelit, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 250 qytetarë.

Më shumë se 41.500 banorë të Gazës u vranë gjatë sulmit izraelit, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Këtë javë, Izraeli filloi një invazion tokësor ndaj Libanit në luftën kundër lëvizjes libaneze Hezbollah të mbështetur nga Irani. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 



QËNDRONI TË LIDHUR