• e diel, 22 dhjetor 2024

EMA shton inflamacion të rrallë të palcës kurrizore si efekt anësor të vaksinës Astra Zeneka

EMA shton inflamacion të rrallë të palcës kurrizore si efekt anësor të vaksinës Astra Zeneka
Amsterdam, 14 janar 2022 (MIA) - Ekspertë të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) sot propozuan si afekt të mundshëm anësor të vaksinës Astra zeneka kundër koronavirusit të shtohet si inflamacion i rrallë i palcës kurrizore (mieltit tërthor). Vaksina ka hasur në disa pengesa, përfshirë edhe ndërprerjen e prodhimit dhe hetimeve rregullatore për shkak të rasteve të rralla të efekteve anësore serioze siç është mpiksja e gjakut, që çoi disa vende ta kufizojnë apo ndërpresin përdorimin e saj.
 Komisioni për Siguri i EMA-s, gjithashtu, e përsëriti rekomandimin e tij që një rekomandim i ngjashëm të lëshohet edhe për vaksinën e Xhonson dhe Xhonson.
 Komisioni i shqyrton të dhënat dhe përfundoi se mund të ekzistojë një lidhje shkak-pasojë mes këtyre vaksinave dhe  mieltitit tërthor Raportet për sëmundje serioze të sistemit nervor, gjithashtu, ishin në qendër të ndërprerjes së hulumtimit në[ fazat e hershme të zhvillimit të vaksinës Astra Zenekës dhe Xhonson dhe Xhonson të cilat bazohen në teknologji të ngjashme. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR