Elena Laskoni: Sot u shkel demokracia rumune
- Kandidatja për presidente të Rumanisë nga "Aleanca për të shpëtuar Rumaninë" (USR), Elena Laskoni, dënoi ashpër shfuqizimin e sotëm të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale nga Gjykata Kushtetuese.
- Post By Fami Bajrami
- 19:37, 6 dhjetor, 2024
Bukuresht, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Kandidatja për presidente të Rumanisë nga "Aleanca për të shpëtuar Rumaninë" (USR), Elena Laskoni, dënoi ashpër shfuqizimin e sotëm të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale nga Gjykata Kushtetuese.
"E dënoj ashpër atë që ndodhi. Ata shkatërruan atë për të cilën luftuam 35 vjet. Vendimi është i paligjshëm dhe poshtëron vetë votimin, thelbin e demokracisë", tha Laskoni.
Ajo shtoi se Rumania duhet të vazhdojë me procesin zgjedhor dhe të respektojë votën e nëntë milionë rumunëve, pa dallim të rezultatit.
"E di që do të fitoj dhe do të luftoj për bashkimin e rumunëve", deklaroi ajo. rq/
Foto: arkivi i MIA-s