• e premte, 05 korrik 2024

El Sisi: Komuniteti ndërkombëtar ta ndalë shpërnguljen me forcë të palestinezëve nga Rripi i Gazës

El Sisi: Komuniteti ndërkombëtar ta ndalë shpërnguljen me forcë të palestinezëve nga Rripi i Gazës

Pekin, 30 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah el Sisi i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kujdeset që palestinezët të mos zhvendosen me forcë nga Rripi i Gazës, i shkatërruar nga lufta.

"I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që menjëherë të ofrojë ndihmë afatgjate humanitare për Rripin e Gazës, t'i jap fund rrethimit izraelit dhe të ndalojë çdo përpjekje për të detyruar palestinezët të largohen nga vendi i tyre me forcë", theksoi El Sisi në Forumin arab për bashkëpunim me Pekinin.

Presidenti kinez Si Xhinping në Forum theksoi se Pekini dëshiron lidhje më të afërta me botën arabe. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR