• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ekziston rrezik nga rrjedhja e substancave radioaktive në Zaporozhje

Ekziston rrezik nga rrjedhja e substancave radioaktive në Zaporozhje
Kiev, 27 gusht 2022 (MIA) – Ekziston rrezik nga rrjedhja e substancave radioaktive në termocentralin bërthamor ukrainas Zaporozhje i cili është marrë nga forcat ruse, paralajmëroi sot operatori ukrainas Energoatom. Siç theksohet, ushtarët rusë “gjatë ditës së fundit disa herë kanë granatuar” lokacionin ku ndodhet termocentrali. “Infrastruktura e fabrikës është dëmtuar, ndërsa ekziston rreziku i rrjedhjes së hidrogjenit dhe spërkatjes së materialit radioaktiv”, njoftoi kompania në Telegram. Gjithashtu theksohet se ekziston “rrezik i lartë nga zjarri”. Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë ndodhet në jug të Ukrainës në bregun e majtë të lumit Dnjepër. Paraprakisht sot Ministria ruse e Mbrojtjes i akuzoi forcat ukrainase se në 24 orët e fundit tre herë e kanë granatuar kompleksin rreth centralit bërthamor në Zaporozhje. Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi forcat ukrainase se kanë bombarduar tre herë kompleksin që rrethon centralin bërthamor në Zaporozhje në 24 orët e fundit.

QËNDRONI TË LIDHUR