• e martë, 09 korrik 2024

Ekuador: Në zgjedhjet për prefekt fitoi kandidati i vrarë një ditë para votimit

Ekuador: Në zgjedhjet për prefekt fitoi kandidati i vrarë një ditë para votimit

Kito, 7 shkurt 2023 (MIA) - Në zgjedhjet për prefekt të qytetit Puerto Lopez në Ekuador fitoi  kandidati Omar Menendez, i cili u vra vetëm disa orë para hapjes së vendvotimeve.

Sulmues të armatosur hynë edhe në hapësirat e partisë së tij të shtunën dhe e vranë Menendez dhe një të mitur tjetër, lajmëron BBC.

Policia në Porto Lopez kumtoi se akoma po e heton motivin e mundshëm për sulmin.

Pritet që një anëtar i partisë së cilës i tkaon Menendez ta zëvendësojë politikanon e vrarë në vendin e prefektit.

Menendez nuk ishte politikani i vetëm që u vra në prag të zgjehdjeve. Dy javë më parë u vra edhe kandidati për prefekt të qytetit bregdetar Salinas, Hulio Cezar Farasio. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR