Ekspozita "Shkëlqime Artistike nga Galeria e Arteve Tetovë” u hap në Muzeun e Qytetit të Negotinës
Negotinë, 29 korrik 2022 (MIA) - Ekspozita "Shkëlqime Artistike nga Galeria e Arteve Tetovë” mbrëmë u hap në Muzeun e qytetit të Negotinës. Bëhet fjalë për projekt me interes kombëtar për vitin 2022 nga sfera e arteve vizuale, financiarisht i mbështetur nga Ministria e Kulturës, ndërsa është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet muzeut të Negotinës dhe Institucionit Nacional Galeria Artistike në Tetovë.
"Janë ekspozuar 20 piktura nga piktorë të mëdhenj nga koleksioni i veprave artistike, të cilat janë në fakt ekspozim i veprave me vlerë të lartë artistike, të krijuara gjatë kolonive artistike, të organizuara nga ana e Galerisë Artistike të Tetovës. Pikturat janë të piktorëve të njohur botërorë, Omer Kaleshi, Pavle Kuzmanovski, Zharko Jakimovski, Nevzat Bejtuli Kica, Nehat Beqiri, Agron Polovina, Atanas Konstatntin Tico, Konstantin Miglorini, Mustafa Arapi dhe Sefedin Stafa", sqaroi Dragica Çekorova, drejtoreshë e Muzeut të Negotinës.
Veprat janë punuar në teknikën e akrilit në pëlhurë dhe vaj në pëlhurë.
Drejtori i Galerisë së Arteve në Tetovë, Ilir Kurtishi ne fjalën e tij përshëndetëse falënderoi drejtoreshën e Muzeut të Negotinës për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy institucioneve. Ai tha se është për tu përshëndetur ky bashkëpunim i cili po ndodh për herë të parë në Muzeun e qytetit të Negotinës.
"Shpresoj se nuk do të jetë vetëm ky bashkëpunim, se do të vazhdojë me sukses dhe me pjesëmarrje të muzeut të Negotinës në Tetovë", theksoi ai. fc/