Ekspozitë personale e Valmir Azirit në Dibër

Dibër, 8 tetor 2022 (MIA) – Para adhuruesve të artit figurativ në Dibër është prezantuar artisti i njohur Valmir Aziri, sekretar aktual shtetëror në Ministrinë e Kulturës.
Në ekspozitën në Institutin kombëtar të Qendrës së kulturës e cila ngjalli interes të veçantë te vizitorët, janë prezantuar 35 punime të punuara kryesisht me teknikën akuarel.
Aziri theksoi se me ekspozitën “Ad Astra” paraprakisht u prezantua në Çair dhe Tetovë.
“Ishte kënaqësi e veçantë të prezantohen para publikut artistik dibran e cila karakterizohet gjithmonë nga një nivel i lartë artistik. Ekspozita është në kuadër të bashkëpunimit me Vetëqeverisjen lokale në Dibër dhe Qendrën e kulturës”, theksoi Aziri.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Edona Alili, ushtruese e detyrës drejtore e Qendrës, ndërsa aktivitetin e hapi kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili theksoi se është kënaqësi të hapet ekspozitë e një artisti të njohur siç është Valmir Aziri.
“Hapja e ekspozitës tregon se ajo ka një cilësi të lartë, sepse është e madhe edhe prezenca e adhuruesve të artit figurativ. Mirënjohje e thellë deri te artisti i njohur që me këtë ekspozitë të pasur solli freskinë kulturore në qytetin tonë”, tha mes tjerash Duka.
Aziri i dhuroi një pikturë Dukës dhe paralajmëroi se pas Dibrës ekspozita do të hapet në Strugë, Manastir dhe qytete të tjera të vendit. vt/
