• e shtunë, 23 nëntor 2024

Eksporti shënon rritje prej 2.0 për qind, eksporti më i ulët për 7.6 për qind

Eksporti shënon rritje prej 2.0 për qind,  eksporti më i  ulët  për 7.6 për qind

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, në periudhën janar - gusht 2023 arrin 5.502.897 mijë euro dhe shënon rritje prej 2,0 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara në të njëjtën periudhë është 7.299.621 mijë euro, që është 7.6 për qind më pak në krahasim me vitin paraprak, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Mbulimi i importit me eksport në periudhën janar - gusht 2023, është 75.4 për qind, ndërsa deficiti tregtar arrin në 1.796.725 mijë euro.

Këmbimi tregtar sipas produktit tregon se pjesën më të madhe të eksporteve e zënë transportuesit me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës e të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, energji elektrike dhe artikuj prej hekuri ose çeliku...

Në import më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze, metalet e tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në pluhur, dhe metalet e çmuara në gjendje koloidale ; komponimet, organike ose inorganike, të metaleve të çmuara, nëse janë apo jo të përcaktuara kimikisht; amalgame të metaleve të çmuara.

Në periudhën janar - gusht 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë më së shumti tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR