Ekspertët: Pauza nuk do të thotë heqje e tarifave
- Tregtia globale vazhdon të përballet me ndërprerje serioze edhe krahas pauzës në tarifat "reciproke", tha Debora Elms, drejtoreshë për politikë tregtare në Fondacionin Hinrid në Singapor.
- Post By Sara Ademi
- 11:57, 10 prill, 2025

Singapor, 10 prill 2025 (MIA) - Tregtia globale vazhdon të përballet me ndërprerje serioze edhe krahas pauzës në tarifat "reciproke", tha Debora Elms, drejtoreshë për politikë tregtare në Fondacionin Hinrid në Singapor.
"Pauza e tarifave nuk ka të bëjë me të gjitha tarifat. Gjithë bota tani ka tarifa prej 10 për qind, që nuk ishte rast para një jave - plus 25 për qind për çelikun, aluminin dhe produktet e metalit. Plus 25 për qind për automobilat", deklaroi Elms për Al Xhezirën.
Ajo, gjithashtu, tha se Trampi vetëm i lënë në pauzë tarifat "reciproke", me përjashtim të Kinës, në vend që plotësisht të tërheqë.
"Trampi i ka pauzuar gjërat edhe më parë, vetëm për të hyrë në fuqi siç ishte planifikuar së pari. Ashtu shtetet duhet të jenë të gatshme për tarifa në afat prej 90 ditësh. Atij nuk i kërkohet të presë plot 90 ditë, por mundi. Ata mund të kthehen në formulën origjinale. Apo jo. Dhe me 145 për qind, nuk ka tregti midis SHBA-së dhe Kinës. Kjo do të krijojë dhimbje koke serioze për shumë njerëz, duke përfshirë kompanitë me bazë në të dyja vendet", tha drejtoresha për politikë tregtare në Fondacionin Hinrih në Singapor. sa/
Foto: EPA