Ekspertët e KB-së akuzojnë Izraelin për akte gjenocidale dhe dhunë seksuale në Gazë
- Izraeli kreu "akte gjenocidale" ndaj palestinezëve gjatë konfliktit të Gazës, kanë shkatërruar sistematikisht objektet shëndetësore të grave dhe duke përdorur dhunën seksuale si një strategji ushtarake, thonë ekspertët e Kombeve të Bashkuara në raportin e ri.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:58, 13 mars, 2025

Gjenevë, 13 mars 2025 (MIA) - Izraeli kreu "akte gjenocidale" ndaj palestinezëve gjatë konfliktit të Gazës, kanë shkatërruar sistematikisht objektet shëndetësore të grave dhe duke përdorur dhunën seksuale si një strategji ushtarake, thonë ekspertët e Kombeve të Bashkuara në raportin e ri.
Misioni i përhershëm i Izraelit në KB në Gjenevë i ka vlerësuar akuzat si të pabaza, të njëanshme dhe pa kredibilitet. Komisioni pretendon se disa veprime nga autoritetet izraelite e kanë bërë qëllimisht të vështirë ose të pamundur për gratë palestineze që të kujdesen për shëndetin e tyre riprodhues, gjë që do të çonte në një reduktim afatgjatë të popullsisë palestineze në Gazë, që është një nga aktet gjenocidale sipas Statutit të Romës dhe Konventës për gjenocid.
Sipas raportit, ky aksion, së bashku me rritjen e vdekjeve të grave shtatzëna për shkak të qasjes së kufizuar në mjete mjekësore, përbën një krim kundër njerëzimit – shfarosje.
Në raportin akuzohen forcat izraelite të sigurisë për abuzim si procedurë standarde operative për të ndëshkuar palestinezët pas sulmeve të kryera nga Hamasi në Izraelin jugor në tetor të vitit 2023. Izraeli i ka hedhur poshtë akuzat.
"IDF-ja (Forcat izraelite të mbrojtjes) kanë udhëzime dhe politika specifike që ndalojnë pa mëdyshje një sjellje të tillë", njoftoi misioni i përhershëm i Izraelit në KB, duke shtuar se proceset e tyre të revizionit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Izraeli është nënshkrues i Konventës së gjenocidit dhe sipas një vendimi të janarit të vitit 2024 të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë u urdhërua të merrte masa për të parandaluar gjenocidin gjatë luftës kundër Hamasit, ndërsa, nga ana tjetër, Izraeli nuk është nënshkrues i Statutit të Romës i cili i jep Gjykatës ndërkombëtare penale juridiksionin për të gjykuar rastet individuale të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.
Afrika e Jugut ka ngritur padi kundër Izraelit për gjenocid në Gazë në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. qa/
Foto: arkivi i MIA-s