Ekspertë të OBSH-së shkuan në RD Kongo që të hetohet një sëmundje ende e panjohur
- Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) sot kumtoi se ka dërguar ekspertë të saj që t'u ndihmojnë autoriteteve shëndetësore në Republikën Demokratike Kongo që të hetohet sëmundja ende e panjohur, e cila shkaktoi më shumë raste të vdekjes në pjesën e largët të vendit.
- Post By Besnik Shuki
- 18:13, 6 dhjetor, 2024
Kinshasa, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) sot kumtoi se ka dërguar ekspertë të saj që t'u ndihmojnë autoriteteve shëndetësore në Republikën Demokratike Kongo që të hetohet sëmundja ende e panjohur, e cila shkaktoi më shumë raste të vdekjes në pjesën e largët të vendit.
Në kumtesë thuhet se ekspertët e OBSH-së janë në rrugë drejt Panzit, në provincën jugperëndimore Kvangxhu, ku do t'i dërgojnë ilaçet e nevojshme dhe aparaturën, e cila do të ndihmojë në diagnostimin e shkaqeve për sëmundjen, me qëllim që të sigurohet mjekimi adekuat.
Thuhet se më shumë informata për sëmundjen janë publikuar menjëherë sa të jenë të qasshme. OBSH kumtoi se deri tani janë paraqitur 394 raste dhe 30 raste të vdekjes në Panzi, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së RD Kongo.
Paraprakisht këtë javë, autoritetet lokale publikuan se nga sëmundja e panjohur në nëntor kanë vdekur 143 persona në atë rajon.
Sipas OBSH-së, simptome të sëmundjes janë kokëdhembja, kollitja, ethet, frymëmarrja e vështirësuar dhe anemia. bsh/
Foto: MIA arkiv