• e martë, 18 shkurt 2025

Ekspertë nga OKB-ja: Autoritetet bjelloruse kanë kryer krime kundër njerëzimit

Ekspertë nga OKB-ja: Autoritetet bjelloruse kanë kryer krime kundër njerëzimit

Nju Jork, 14 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria e Bjellorusisë ka kryer “shkelje masive” të të drejtave të njeriut ndaj popullsisë së saj, disa prej të cilave përbëjnë krime kundër njerëzimit, theksohet në raportin e publikuar sot të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara (OKB).

"Këto shkelje janë të përhapura, sistematike dhe synojnë qytetarët që kritikojnë qeverinë," qëndron në kumtesën e qeverisë. Ata besojnë se ekzistojnë "arsye të bazuara për të besuar" se disa nga këto shkelje përbëjnë krime kundër njerëzimit, duke përfshirë "persekutimin e motivuar politik dhe heqjen e lirisë".

Ky është raporti i parë i grupit të ekspertëve të krijuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në prill 2024. Sipas raportit, shkeljet e të drejtave ishin pjesë e përpjekjeve të presidentit Aleksandar Lukashenko për të "ruajtur pushtetin".

Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë, tashmë 30 vjet është nën qeverisjen e Lukashenko, i cili së fundmi u rizgjodh pa opozitë për një mandat të shtatë. Asnjë opozitë nuk tolerohet në vend, veçanërisht pas shtypjes së protestave masive në vitin 2020.

Sipas ekspertëve, burrat dhe gratë e paraburgosur u janë nënshtruar rregullisht torturave dhe keqtrajtimit, duke përfshirë rrahje, goditje elektrike dhe kërcënime për përdhunim. “Forcat e sigurisë kanë treguar brutalitet të veçantë” ndaj anëtarëve të komunitetit LGBT, shtohet në raport. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR