Ekspertë nga BE-ja kanë mbërritur në Ukrainë për të vlerësuar gjendjen e gazsjellësit "Druzhba"
- Ekspertët nga BE-ja kanë mbërritur në Ukrainë për të vlerësuar gjendjen e gazsjellësit "Druzhba", njoftoi sot kompania shtetërore ukrainase e energjisë "Naftogaz".
- Post By Qefsere Abduli
- 17:25, 19 mars, 2026
Kiev, 19 mars 2026 (MIA) - Ekspertët nga BE-ja kanë mbërritur në Ukrainë për të vlerësuar gjendjen e gazsjellësit "Druzhba", njoftoi sot kompania shtetërore ukrainase e energjisë "Naftogaz".
Mbyllja e gazsjellësit në janar shkaktoi një mosmarrëveshje me Hungarinë, e cila ka bllokuar kredinë e madhe të BE-së për Ukrainën.
Brukseli javën e kaluar propozoi dërgimin e një misioni inspektimi për gazsjellësin, ndërsa Kievi e pranoi ofertën e BE-së për ofrimin e ndihmës teknike dhe financimin e rikthimit të rrjedhës së naftës përmes gazsjellësit të dëmtuar.
Hungaria dhe Sllovakia mbetën pa naftë përmes gazsjellësit "Druzhba" në fund të janarit, pasi Kievi njoftoi se një sulm rus kishte goditur pajisjet e gazsjellësit në Ukrainën perëndimore dhe se do të nevojitej kohë për riparimin e tyre.
Serhij Koretski, drejtor ekzekutiv i "Naftogazit" tha se puna e "grupit teknik të punës" duhet t’i ndihmojë Naftogazit dhe degës së tij Ukrtransnaft të rindërtojnë tubacionin "në përputhje me standardet më të larta evropiane të inxhinierisë dhe sigurisë dhe të parandalojnë sulme të mëtejshme terroriste".
Ai nuk tregoi nëse grupi i ekspertëve planifikon ta vizitojë tubacionin e dëmtuar. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s