• e martë, 24 dhjetor 2024

Ekspertë hematologjik evropian në Kongresin e tretë ndërkombëtarë në Shkup

Ekspertë hematologjik evropian në Kongresin e tretë ndërkombëtarë në Shkup

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Më paraqet kënaqësi që Klinika universitare për hematologji është organizatore e Kongresit të tretë ndërkombëtarë ku në një vend janë ekspertët më të mëdhenj hematologjik nga Evropa. Besoj se kjo do të jetë mundësi që së bashku me mjekët tanë specialistë të shkëmbejnë përvojë dhe risi nga fusha e hematologjisë, deklaroi sot në hapjen e Kongresit, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

"Klinika për hematologji ndër vite ka krijuar një ekip që e ndjek progresin në diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve hematologjike. Më vjen mirë që kjo Klinikë ka edhe shumë mjek të rinj, hematologë më të rinj, zhvillimin profesional të të cilëve do ta mbështes gjithmonë edhe si Ministri e Shëndetësisë do të ndihmojmë të ndërtojnë karrierë të suksesshme këtu në Klinikën tonë", nënvizoi ministri para të pranishmëve.

Ministri i Shëndetësisë, shtoi se po punohet intensivisht në përmirësimin e kushteve në institucionet publike shëndetësore.

"Me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë në Klinikën për hematologji është instaluar citomer i ri rrjedhës, me çka është avancuar dhe modernizuar puna e Klinikën. Gjithashtu laboratori për analiza imunologjike në Klinikën, që është e vetmja në vendin tonë, kryen diagnostikim dhe i përcjell efektet nga terapia dhe zbatimi i transplanteve të pacientëve me sëmundje malinje hematologjike", sqaroi ministri.

Ai tha se shëndetësia është një nga shtyllat kryesore në vend

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri shprehu mirënjohje që është pjesë e kongresit të tretë të hematologëve, tubim në të cilin do të diskutohet për arritjet më të reja në fushën e hematologjisë, "gjegjësisht degën që merret me trajtimin e sëmundjeve të lëngut më të shtrenjtë, gjakut".

"Çdo vend që dëshiron të përparojë dhe të zhvillohet, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të investojë në shkencë, teknologji dhe qasje inovative për zgjidhjen e problemeve të caktuara. Punonjësit shkencorë në Maqedoninë e Veriut kanë njohuri dhe dëshirë për kërkime, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë këtu për t'u dalë në vigjilje në realizimin e numrit të madh të projekteve kërkimore-shkencore", tha Shaqiri.

Ai theksoi se në periudhën e kaluar është rritur buxheti për shkencën, përmes financimit të projekteve kërkimore-shkencore me interes publik dhe burimeve laboratorike, që është dëshmi, siç shtoi ai, e hapjes për bashkëpunim me të gjithë shkencëtarët e interesuar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR