• e hënë, 23 dhjetor 2024

EKOVAS hedh posht planin trevjeçar për tranzicion të puçistëve në Niger

EKOVAS hedh posht planin trevjeçar për tranzicion të puçistëve në Niger

Niamej, 21 gusht 2023 (MIA) - Blloku rajonal afrikanoperëndimor të shteteve EKOVAS sot e ka hedhur posht taktikën negocuese të udhëheqësit të grushtshtetit në Niger se ai do t'ua dorëzojë pushtetin autoriteteve civile në afat prej tre viteve, njofton Bi-Bi-Si.

Komisari politik a asaj organizate Abdel Fatu Musa tha se ky afat është i papranueshëm.

Në fjalimin televiziv të shtunën, gjenerali Abdulrrahman Çiani tha se nevojitet dialog kombëtar që të vendposen themelet për rend të ri politik në Niger dhe premtoi se do ta kthejë sundimin civil në vend në afat prej tre viteve.

Ai i ka dënuar sanksionet e EKOVAS-it të vendosura ndaj Nigerit.

EKOVAS e përsëriti gatishmërinë e saj për ndërhyrje ushtarake në Niger. rq/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR