• e premte, 05 korrik 2024

Ekipi ynë i armatës ndihmoi në nxjerrjen e një fëmije pesëvjeçar nga rrënojat në Kahramanmarash të Turqisë

Ekipi ynë i armatës ndihmoi në nxjerrjen e një fëmije pesëvjeçar nga rrënojat në Kahramanmarash të Turqisë

Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Ekipi i armatës, i cili është angazhuar në aktivitetet e kërkimit në terren, gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm në qytetin  Kahramanmarash në orët e pasdites ka ndihmuar në një operacion të suksesshëm për të shpëtuar nga rrënojat një fëmijë pesëvjeçar.

"Pasi mësuan se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, ekipi ynë i armatës së bashku me ekipin turk të kërkimit, pas gjashtë orësh pastrimi të rrënojave, dëgjuan zërin e një fëmije dhe pas katër orësh angazhim maksimal, arritën të tërhiqnin Sulejmanin pesë vjeçar nga rrënojat", informojnë nga  Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Shtatmadhorisë së Armatës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR