• e martë, 15 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ekipi i Trampit sugjeron të mos bisedohet me Putinin derisa ai nuk pajtohet në armëpushim të plotë në Ukrainë

Ekipi i Trampit sugjeron të mos bisedohet me Putinin derisa ai nuk pajtohet në armëpushim të plotë në Ukrainë

Uashington, 4 prill 2025 (MIA) – Njerëz të afërt me presidentin amerikan Donald Tramp e këshilluan që të mos i lajmërohet Vladimir Putinit derisa presidenti rus nuk angazhohet për armëpushim të plotë në Ukrainë, njoftoi En-Bi-Si Njuz, duke cituar përfaqësues të administratës.

Në raport shtohet se një përfaqësues zyrtar ka paralajmëruar se Trampi mund të vendosë menjëherë se dëshiron të bisedojë me Putinin. 

Trampi të dielën deklaroi për En-Bi-Si Njuz se planifikon të bisedojë me Putinin këtë javë. 

Në ndërkohë, presidenti amerikan i mohoi raportet në media se aktivistja e ekstremit të djathtë Lora Lumer e ka bindur që të largojë disa anëtarë të Këshillit të tij për siguri kombëtare, informon DPA. 

Sipas Si-En-En dhe media të tjera amerikane, gjatë takimit me Trampin, Lumer e akuzoi personelin se nuk është mjaftueshëm i besueshëm për presidentin. “Nju Jork tajms” njoftoi se gjashtë funksionarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishin larguar, ndërsa të tjerë ishin dislokuar. Gjatë takimit 30-minutësh, Lumer i kritikoi personat zyrtarë të Trampit dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Majk Uollc, sipas raporteve në media. Në takim mori pjesë edhe nënpresidenti Xhej Di Uens. 

Trampi, megjithatë, e mohoi se Lumer ka ndonjë lidhje me largimet, por e pranoi se ajo ka propozuar emra për takimet potenciale gjatë takimit të tyre. 

Duke folur me gazetarët në rrugë për Florida, ai e quajti “patriot shumë i mirë” dhe “personalitet i fuqishëm”. 

Ai shtoi se ajo jep “rekomandime për gjërat dhe njerëzit” dhe në përgjithësi është konstruktive. Por, në pyetjen nëse ajo është përfshirë në vendimet kadrovike, Trampi tha: “Jo”. 

Lumer njihet për nga përhapja e teorive të konspiracionit, si për shembull se sulmet islamike në Nju – Jork dhe Uashington më 11 shtator të vitit 2001 ishin organizuar nga autoritetet amerikane, vëren DPA. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR