Ekipi i Navallnit thotë se "vrasësit" e tij dëshirojnë t'i fshehin gjurmët dhe për këtë shkak nuk e dorëzojnë trupin e tij
- Ekipi i Aleksej Navallnit sot i akuzoi autoritetet ruse se po tentojnë t'i fshehin gjurmët me atë që po refuzojnë t'ua dorëzojnë trupin e kritikut të ndjerë të Kremlinit farefisit të tij.
- Post By Besnik Shuki
- 15:39, 17 shkurt, 2024

Moskë, 17 shkurt 2024 (MIA) - Ekipi i Aleksej Navallnit sot i akuzoi autoritetet ruse se po tentojnë t'i fshehin gjurmët me atë që po refuzojnë t'ua dorëzojnë trupin e kritikut të ndjerë të Kremlinit farefisit të tij.
"Qartë është se vrasësit dëshirojnë t'i fshehin gjurmët dhe për këtë shkak nuk e dorëzojnë trupin e Aleksejit, e fshehin madje edhe nga nëna e tij", thuhet në publikimin e ekipit të tij në Telegram. bsh/
Foto: EPA